Krim pasioni në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin pasditen e kësaj të diele. I riu i identifikuar nga policia si Aldison Belulaj 23 vjeç qëlloi për vdekje me pistoletë një 21 vjeçare e më pas veten.



Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë pranë qendrës spitalore, ndërsa të shtënat shkaktuan panik mes njerëzve.



Këto janë pamjet e para pas mbërritjes së ambulancës.



Dy të rinjtë u transportuan në spital, ndërsa studentja e Drejtësisë 21 vjeçarja nga Berati, Arjela Murati nuk mundi t?i mbijetonte plagëve.



Sipas policisë, shkak i krimit dyshohet të jetë bërë refuzimi për lidhje nga ana e 21 vjeçares, ndërsa Belulaj nga Fieri është në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë një plumb në kokë.

Free Traffic Exchange