Ora News - Shënohet progres në bisedimet tre ditore në Korçë, Bushati: Diskutimet, jo të lehta

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë bisedime intensive mes dy shefave të diplomacisë shqiptare dhe greke, kanë shënuar një përparim të thelbësor.

Të paktën ky është konkluzioni i dhënë në një deklaratë të përbashkët të Ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij të Greqisë Nikos Kotzias.

Përmes një njoftimi të përbashkët për shtyp, Ministritë sqaruan se është bërë progres në disa drejtime

"Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim"-thuhet në deklaratë.

Burime për Ora News bën të ditur se palët gjatë qëndrimit në Korçë kanë gjetur pika të përbashkëta në çështjet e nxehta, ndërsa në tryezë është diskutuar çështja ccame, pronat e kishës ortodokse, të drejtat e minoriteteve, pakti detar dhe tema të tjera.

Dita e dielë shënoi edhe fundin e bisedimeve, ndërsa delegacioni grek la qytetin juglindor të Korçës për t`u rikthyer në Athinë.

Ndërkohë, në përfundim të ditës së dytë të diskutimeve, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati nënvizoi vështirësinë e negociatave por theksoi përparimin e bërë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-takimi-treditor-bushati-kotzias