http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka gati ndryshimet e Kodit Rrugor, të cilat pas konsultimit me grupet e interesit pritet të kalohen në Kuvend.
Sipas analizës, e cila pritet t?i shkojë komunitetit ndërministror te sigurisë rrugore, bëhet fjalë për dy shkelje për të cilat gjoba do të pesë deri dhjetëfishohet.
Nga statistikat, shkeljet më të shumta janë ato të përdorimit të celularit, por dhe parakalimit të gabuar. Gjatë vitit 2016 policia rrugore konstatoi 49 mijë parakalime të gabuara, por në vitin 2017 ato u trefishuan në 71 mijë.
E njëjta histori dhe me përdorimin e celularit.
Sipas shifrave nga 6200 gjoba të vendosura nga policia në vitin 2016, për vitin që lamë pas ato shkuan në 71 mijë. Telefonatat ne timon janë burim i aksidenteve në 49 përqind të rasteve.
Por krahas masave të ashpra të policisë rrugore, eskpertët thonë se ka pasur rritje të numrit të drejtuesve nën efektin e alkoolit.
Gjatë vitit 2017 , 222 persona humbën jetën nga aksidentet, ndërsa policia ka vendosur në total 540 mijë masa për shkelje të ndryshme nga drejtuesit e mjeteve.