AKU bllokon mish të pakontrolluar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi te shtunën sasi te konsiderueshme mishi dhe penalizoi disa subjekte, duke i mbyllur.



AKU zbuloi se brenda një furgoni mallrash transportohej 65 kg mish për konsum njerëzor, ne kushte aspak normale.



Vete drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte per ta shitur. AKU bllokoi makinën, sekuestroi mishin dhe gjobiti me 300 mije leke subjektin.



Po kështu, gjate inspektimit te nje restoranti ne Tirane, u gjet dhe u sekuestrua 21 kg mishi keci pa vule dhe certifikatën veterinare.



Ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200 mijë lek dhe u sekuestrua mishi.



Ndërsa ne një dyqan tregtimi mishi ne Paskuqan, u konstatua 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe vule. Për ketë arsye, AKU vendosi një gjobë prej 300 mijë lekësh për pronarin, si dhe konfiskoi produktin. Po ashtu u bllokuan edhe një frigorifer si dhe veglat e punës.



Aksione kontrolli që janë finalizuar me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe ne Fier, Vlore e Gjirokastër.