Kosovë, “Vetëvendosje” zgjedh kryetarin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktivistet e lëvizjes Vetëvendosje, votojnë sot per te zgjedhur kryetarin e ri. Ata kane vetëm nje kandidat ne liste, ish-kryetarin Albin Kurti.



Procesi i votimit ka filluar në orën 10:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.



Kandidati Albin Kurti pasi ka votuar ka bërë thirrje të bashkohen ne votim edhe anëtaret qe janë larguar nga strukturat udhëheqëse te lëvizjes Vetëvendosje.



?Zgjedhje demokratike, te mos imponohen, temat e tjera i hapim njëherë tjetër, sot është momenti te ushtrojmë te drejtën tone, i ftoj te gjithë.?



Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve te njëpasnjëshme te javëve te fundit, duke reflektuar kështu krizen politike ne te cilën gjendet partia.



Ish-kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës se Dardanes, Qendron Kastrati kane dhëne dorëheqjen pas pakënaqësive te tyre ndaj Kurtit dhe zhvillimeve te tjera ne parti.

Free Traffic Exchange