Tragjedi ne Vlore, vriten ne banese nene e bire, autoret i vene flaken trupave te viktimave

2018-05-10 0

VLORE - Tronditet Vlora. Nënë e bir të moshës përkatësisht 73 dhe 43 vjeç vriten në banesë gjatë natës dhe iu vihet flaka. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktimat, 73-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe djali i saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari, kanë shenja dhune në trup, duke ngritur dyshimet se ata mund të jenë vrarë. Mësohet se 43-vjeçari ka një të çarë në kafkë të shkaktuar nga mjete prerëse (dyshohet se është goditur me sëpatë), ndërsa e ëma, ka prerje në fyt.

Nënë e bir janë goditur gjatë kohës kur kanë qenë në gjumë. Policia dyshon se kemi të bëjmë me vrasje, ndërsa për të fshehur gjurmët, autorët i kanë vënë flakën banesës duke hapur bombolën e gazit.