Në përvjetorin e 7-të të 4 vrasjev" />
Në përvjetorin e 7-të të 4 vrasjev"/>

Ora News - "21 Janari", Rama: Po shkatërrojmë botën e padrejtësisë, drejtësia e re ka nisur

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përvjetorin e 7-të të 4 vrasjeve të 21 janarit në protestën e Partisë Socialiste në bulevard, dhe në pritjen e 5 me familjarët që kurse u bë kryeministër, fjala ngushëlluese e Edi Ramës ishte reforma në drejtësi. Duke perifrazuar një shprehje të Kantit, Rama tha se bota e drejtësisë së vjetër po shkatërrohet dhe kjo sjell shpresë për të ardhmen

Rama: Ia vlen të shkatërrosh botën për të vendosur drejtësinë në këtë dhe në atë jetë. Qetësia e kthjellët lidhet me faktin se një botë e tërë ka nisur të shkatërrohet nga themelet, themelet e një pallati drejtësie ku tragjedia jua edhe kombëtare përveç se familjare, u kthye si shumë tragjedi të tjerash njerëzish në një farsë ku të vrarët në bulevard u rivranë.

Duke identifikuar qartazi opozitën si penguese të reformës në drejtësi e për rrjedhojë dhe të hapjes së negociatave, kryeministri theksoi se ata që nuk e duan reformën në drejtësi, nuk janë dorëzuar ende, dhe për këtë duhet durim dhe qetësi.

Rama: Ethet e frikës të këtij ndëshkimi i kanë kapur, janë politikanë, gjykatës, prokurorë, biznesmenë, botues të falimentuar, komentatorë të mirëpaguar. Fuqi të huaja apo spiunë të tyre apo të tjerë akoma, dhe nuk janë ende të mundur aq më pak janë të dorëzuar. Shpata e kohës do ta këpusë nyjen e vjetër që mban lidhur drejtësinë në Shqipëri është ngritur.

Në ceremoni në fjalën e shkurtër të saj, vajza e Ziver Veizi, Ana i mbështeti të gjitha shpresat e saj tek reforma në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/21-janari-rama-po-shkaterrojme-boten-e-padrejtesise-drejtesia-e-re-ka-nisur

Easy Viral Banner Traffic