Ora News - Rreziku nga gurët në Mangalem, Sinaj: Në pritje të një grupi gjeologësh

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një muaj më parë një sasi e madhe gurësh u shkëput nga masivi shkëmbor mbi lagjen muzeale ?Mangalem? duke rënë në rrugë. Për fat të mirë asnjë drejtues mjeti apo këmbësor nuk u lëndua.

Situata vazhdon të jetë alarmante, pasi të tjerë shkëmbinjtë dhe gurë rrezikojnë të bihen nga faqja shkëmbore. Të parat që rrezikohen janë banesat qindra vjeçare të lagjes ?Mangalem?. Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, thotë se institucioni që drejton është në pritje të një grupi gjeologësh, të cilët do të inspektojnë situatën në terren, për të përcaktuar më pas dhe masat që duhen marrë.

Sinaj: Duam të kemi një përgjigje më të qartë nga gjeologët dhe ekspertët e fushës që banorët që jetojnë aty që të jenë të sigurt se nuk do të ketë rrëshqitje.

Kushtet atmosferike por edhe qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë janë disa prej arsyeve që çojnë në rënien e gurëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rreziku-nga-guret-ne-mangalem-sinaj-ne-pritje-te-nje-grupi-gjeologesh

Free Traffic Exchange