TIRANE - Në ambientet e Kryeministrisë është mbajtur ceremonia përkujtuese për katër viktimat e 21 janarit 2011. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka mbajtur një fjalim përkujtues në kujtim të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, përpara familjarëve dhe të afërmve të tyre.
Gjonaj tha se rithemelimi i institucioneve të drejtësisë do ndikoj në përfundimin e hetimeve, duke nxjerrë fajtorët para drejtësisë. Sipas saj, sot Shqipëria nuk është e tradhtuar nga ata që e qeverisin por nga njerëzit që duan drejtësinë dhe luftojnë korrupsionin.