Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Sarandë mungesa e mjekëve specialistë, ka detyruar drejtuesit e këtij institucioni që të mbajnë ende në punë mjekët që kanë dalë në pension. Nevojat janë emergjente ndërsa drejtori i spitalit thotë për Ora News, se pavarsisht mungesave shërbimi i ofruar qytetarëve është cilësor.
Mungesa e mjekëve specialistë në Spitalin e Sarandës ka detyruar këtë institucion që të mbajë në punë disa prej mjekëve, të cilët kanë dalë në pension. Në një intervistë për Ora News, Drejtori i Tajar Lako tregon nevojat urgjente që ka ky institucion duke nënvizuar se mbi këtë problematik është njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë.
Lako: Tek shërbimi i patologjisë, pjesa e kardiologut duke qenë në pension duhet të mendojë që në spital për të ardhur një kardiolog tjetër. Gjithashtu kemi probleme në sektorin e kirurgjisë dhe të gjinekologjisë, ne kemi patur dy reanimatorë, njëri ka dalë në pension, aktualisht vazhdon një person.
Por Drejtori thekson se pavarësisht mungesës së mjekëve specialistë, shërbimi në këtë spital është i mbuluar dhe cilësor.
Lako: Gjithsesi unë po ju them që është shërbimi këtu dhe i pacunguar. Pothuajse në të gjitha specialitetet nuk kemi ndonjë problem që nuk zgjidhet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungojne-mjeket-specialiste-ne-sarande-mbahen-ne-pune-ata-ne-pension