Bisedimet shqiptaro-greke, Bushati: Kemi bërë progres

2018-05-10 0

Dita e dytë e bisedimeve shqiptaro-greke në Korçë përfundoi siç u zhvillua, në mënyrë hermetike, pa detaje mbi temat konkrete që janë biseduar. Dy ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias vizituan muzeun e artit mesjetar në përfundim të së cilës ishte ministri Bushati që dha një deklaratë ku konfirmoi vetëm progresin e bërë.