Ora News - Bushati pas takimit me Kotzias: Diskutimet jo të lehta, shpresojmë në zgjidhje konkrete

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Diskutime jo të lehta, por që shpresojmë në zgjidhje konkrete". Kështu u shpreh ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Ditmir Bushati pas përfundimit të takimeve të ditës së dytë me homologun e Greqisë, Nikos Kotzias.

Bushati iu përgjigj interesit të gazetarëve për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë takim, i cili do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se diskutimet janë të vështira, pasi shtrihen në një periudhë të gjatë historie. Ai tha se gjatë ditë së sotme është bërë progres, ndërsa theksoi se temat e diskutimit nuk janë sekret.

Bushati: Në radhë të parë dua tju falenderoj për durimin që keni dëshmuar. Besoj se duhet të na mirëkuptoni se këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjera, e shtrirë në kohë në 70 vite histori. Mund tju them që edhe në Korcë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundoi-takimi-i-dites-se-dyte-mes-bushatit-dhe-kotzias