Që në fjalimin e parë të prezantimit të LIBRA-s, Ben Blushi tha se më të rëndësishme ishin idetë dhe se kjo nuk do të ishte partia e tij. Këtë të shtunë ai njoftoi largimin nga partia të cilën e themeloi vetë.
?Ka ardhur koha që këtë premtim ta mbaj duke u tërhequr nga drejtimi i LIBRA-s, partisë që krijova me shpresën se Shqipëria do fitonte një instrument lirie që nuk e kishte njohur?.
Në njoftimin e tij të largimit në rrjetet sociale, Blushi thotë se pavarësisht rritjes së fortë që kjo forcë pati në pak muaj, nuk arriti të përfaqësohej në parlament. Sipas tij në një garë të pandershme ku votat e saj u grabitën ajo arriti të renditej e pesta. Në largim Blushi bën edhe një konstatim.
?Nuk kam sot asnjë drojë të them se LIBRA me provoi diçka për të cilën dyshoja. Shqiptarët nuk e duan opozitën. Ata i besojnë më shumë të djeshmes se të nesërmes.?
Zhgënjimi i Blushin nuk ndalet këtu pasi njofton edhe ndërprerjen e angazhimit të tij në politikë.
?Prandaj kam vendosur ta heq përkohësisht politikën nga artet e mia. Politika, siç njihet dhe ushtrohet sot në Shqipëri, nuk më jep me shije dhe as motiv dhe unë nuk bëj gjëra të cilat nuk i besoj. E dua shumë LIBRA për ta dëmtuar me këtë mungesë besimi, prandaj kam vendosur të tërhiqem nga drejtimi i saj?.
Pas 15 muajsh në krye të LIBRA-s Blushi sheh si zhgënjim mosarritjen e përfaqësimit në parlament ku ai shpesh u përfshi në debate të forta.
Pas largimit nga partia socialiste ku qëndroi për më shumë se 20 vjet, por edhe largimit nga LIBRA, Blushi duket se ndjek një parim të pranuar pak ditë para zgjedhjeve.
Tv Klan