Report TV - 'Ligji antiduhan', Deda:Aksione në të gjithë vendin kundër shkelësve

2018-05-10 0

7756 inspektime,101 masa administrative në të gjithë vendin. Ndërsa në Vlorë regjistrohen 700 inspektime dhe 14 gjoba, masa administrative për duhanin dhe alkolin. Inspektimet dhe masat administrative të vendosura në një periudhë dy javore.

Kreu i Inspektoriatit Shëndetësor, Eltar Deda, nga Vlora ka konfirmuar luftën pa kompromis ndaj shkelësve në të gjitha subjektet tregtare, që shkelin ligjin anti duhan, por edhe në të gjitha institucionet, të cilat shkellin këtë ligj.

Në Vlorë nga 14 gjoba të vendosura 13 janë për shkeljen e ligjit antiduhan, gjobë e cila varion në 300 mijë lekë për subjektet e evidentuara. Ndërsa një gjobë është për alkolin, pas isnpektimeve të kryera, gjobë e cila shkon në 10 mijë lekë të reja.
"Respekti i këtyre ligjeve nga ana e subjekteve, të cilët penalizohen, ka bërë që ne të jemi në terren jo për të thënë që është një aksion, por përkundrazi është puna jonë e përditshme. Janë muajt ku vërehet shkelja e këtyre dy ligjeve sidomos nga për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, që ka bërë evidentimin dhe daljen në pah të punës sonë në drejtim të aktivitetit të përditshëm që kryejmë ne. Vetëm në Qarkun e Vlorës janë kryer mbi 700 inspektime dhe janë vendosur 14 gjoba në subjekte falë punës së bërë nga ana e inspektoratit, por nga ana tjetër dhe punës së shumë të mirë që kemi bërë në bashkëpunim me qytetarët?, tha Deda.