http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të aksionit për ndëshkimin e të gjithë debitorëve të ujit të pijshëm, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj gjatë mbledhjes me shoqatën për Autonominë Vendore paralajmeroi ngritjen e task forces ne cdo bashki. Veliaj tha se nga e hëna do të nisë një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët mbi pagesën e faturave të prapambetura të ujit të pijshëm, si dhe lidhjen e kontratave të reja.
Në Shqipëri ndodh rëndom që, ai që ka më shumë, ai është edhe më i pabinduri sepse mendon se ka një të drejtë hyjnore meqë është ?beu? i zonës. Një mënyrë për të vendosur autoritetin ujësjellësave në vend është që, së pari të goditen këta njerëz dhe një konsumator, i cili mund të ketë 27 vjet pa paguar, por është familjar. Pra, në fillim duhet identifikuar grosisti i madh, i cili o prodhon birrë, o prodhon ujë të pijshëm, dhe konsumon mjaftueshëm ujë të pijshëm me një sahat sikur të ishte familjar?
Kryebashkiaku nuk kurseu as punojnsit e bashkive, të cilëve u kërkoi që nga 1 shkurti të dorëzojnë librezën e pagesës së ujit.
?Çdo staf i 45 bashkive tona, do të duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit që e paguan faturën e ujit dhe duhet të tregojë një kopje të librezës. Ndaj, ju lutem, porosisni drejtorët e burimeve njerëzore në çdo bashki, por edhe në çdo institucion në varësi të bashkisë, që nga data 1 shkurt secili të tregojë faturën e paguar të ujit, siç u bë me energjinë. Kemi filluar ta bëjmë në Bashkinë e Tiranës, kemi larguar nga detyra ata që nuk paguajnë faturën e ujit?
Ndërkohë edhe kryeministri Edi rama përmes një postimi bë facebook u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga koha mbetur dhe të paguajnë detyrimet në mënyre që të mos penalizohen pas nje shkurtit.