Ora News - Heroina në Kapshticë, pezullohet nga detyra shefi i policisë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Edmond Çela është pezulluar nga detyra dhe është vendosur nën hetim për 2 kilogramët e heroinës të sekuestruar të premten (19 janar 2018) në Kapshticë

Droga u sekuestrua në një autobus me targa AA390NY të shoqërisë së udhëtimeve Metro që rezulton në pronësi të drejtuesit të lartë të policisë

Burimet thonë se pala shqiptare kishte dyshime për lëndën narkotike, por nuk arriti ta gjejë, ndaj është kërkuar rikontroll nga pala greke me aparatura më speciale.

Droga siç mësohet ishte e fshehur në një vend të përshtatur në derën e drejtësit e të mjetit, që u ndalua në kushtet e flagrancës dhe është marrë në pyetje.

Por evidentimi i faktit se Çela rezultoi pronar i shoqërisë ku u kap droga ka përfshirë në hetime edhe specialistët e Shërbimit për çështjet e brendshme dhe Ankesat që kanë kërkuar pezullimin e menjëhershëm të tij nga detyra

Dosja hetimore, ndërkohë është marrë në dorë nga prokurorët e krimeve të rënda të cilët siç mësohet se do të zhvillojnë në hetim të detajuar dhe shumëplanësh të çështjesh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/heroina-e-sekuestruar-ne-kapshtice-pezullohet-nga-detyra-shefi-i-policise