Report TV -Ben Blushi heq dorë nga 'LIBRA' Mimoza Hafizi përjashtohet nga partia

2018-05-10 4

Ben Blushi jep dorëheqjen nga drejtimi i LIBRA-s dhe largohet perkohesisht nga politika. Lëvizje surprizë e ish-deputetit socialist, që pas largimit nga PS themeloi partinë e tij me Mimoza Hafizin, por 2 vite më pas largohet nga drejtimi dhe politika. Përmes një letre të publikuar në faqen e tij në Facebook drejtuar anëtarëve të partisë dhe qytetarëve Blushi tregon arsyet që e dërguan në këtë vendim. I zhgënjyer nga rezultati i 25 qershorit, që nuk mundi të hynte në Parlament, Blushi shprehet se shqiptarët nuk e duan opozitën, ndërsa votuan kriminelët.
?Mua personalisht Libra me ndihmoi ti njihja me mire shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time. Nuk kam sot asnjë droje të them se Libra më provoi dicka për të cilën dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opozitën. Ata i besojnë më shumë të djeshmes së të nesërmes. E vjetra i qetëson, e reja i shqetëson. Atë që ishte e çmojnë, atë qe vjen e nënçmojnë.