Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë ditën e sotme zonat verilindore të vendit, duke sjellë probleme në qarkullim. Report Tv bën me dije se dëbora arrin deri në 10 centimetra në ?Rrugën e Kombit?, ndërsa ka dhe prezencë lagështie dhe mjegullës.
Kjo ka vështirësuar qarkullimin, ku ka rrezik dhe për ngrica në rrugë, për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave. Moti i keq ka krijuar trafik të rënduar në ?Rrugën e Kombit?, për shkak të lëvizjes së mjeteve me vështirësi.
Në vendngjarje ka mbërritur borëpastrueset, të cilat po hedhin krip dhe pastrojnë borën për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur aksidentet.