Ora News - Nis patronazhimi në spitalet Kukës, Korçë, Fier. Në Berat s'ka specialistë

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm një kardioolog dhe një neurolog janë në shërbim të mijëra qytetarëve në spitalin rajonal të Beratit

Alarmi është ngritur prej kohësh nga drejtuesit e institucionit të cilët thonë se për të shmangur atë që mund të konsiderohej kolaps mbahen në punë 15 specialistë që kanë dalë në pension

"Aktualisht kemi 15 mjekë specialistë në pension por që detyrohemi ti mbajmë në punë për nevojat e spitalit. Situatë emergjente është mjeku kardiolog dhe neurolog.

Spitali Rajonal i Beratit u rikonstruktua pak kohë më parë dhe u pajis me aparaturat të reja bashkëkohore, kjo ndërhyrje nuk e shpëtoi nga kriza e specialistëve, ndaj shpresat janë tek sistemi i patronazhimit që këtë javë nisi të zbatohet në Kukës, Korçe e Fier

Spitali i kryeqendrës së verilindjes është nën patronazhin e mjekeve të Sanatoriumit Shefqet Ndroqi

Ndërsa në Korçë kanë mbërritur një grup mjekës nefrologë nga QSUT

Ardhja jonë ka dy etapa. E para të mbyllim vrimat e këtij problemi, të zbusim këtë lloj defekti dhe më pas të investojmë në kohë në mënyrë që zgjidhja të jetë këtu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-patronazhimi-ne-spitalet-kukes-korce-fier-ne-berat-ska-specialist

Free Traffic Exchange