Report TV - Vizita e ministrit grek në Korçë Shoqëria Civile protestë

2018-05-10 0

KORÇE-Shoqëria Civile dhe familjarët e Pëllumb Marnikollajt, i cili humbi jetën në një komisariat në Greqi në 2016 kanë protestuar sot para hotelit ku ndodhet ministri i Greqisë, Kotzias. Ata kërkojnë që të zbardhet ngjarja dhe të vendoset drejtësia. Protesta ka zgjatur për disa minuta, ndërsa forca të shumta policie kanë qenë të pranishme.

29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj më 3 gusht 2016 humbi jetën në komisariatin e policisë ?Kato Patisia? në Athinë. Në trupin e të riut u konstatuan dëmtime në fytyrë, hemoragji e brendshme si dhe shenja ematome në pjesët e këmbëve krahëve dhe në kurriz.

Pretendimet se ndaj Pëllumb Marnikollajt është ushtruar dhunë deri në vdekje janë ngritur nga familjarët e tij të cilët kërkuan mbi një javë në shtetit grek në 2016 deri sa e gjetën të varrosur. Ata kanë protestuar edhe para ambasadës së Greqisë në Tiranë disa herë duke kërkuar drejtësi, po shprehen se deri tani ajo ka munguar.

Free Traffic Exchange