Basha: Në 27 Janar të marrim fatin tonë në duart tona - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Lideri i opozitës Basha ka akuzuar qeverinë për varfërinë e shqiptarëve dhe humbjen e shpresës për shkak të rritjes së taksave. Në takimin me demokratët e Vaut të Dejës, ai tha se çdo ditë mbyllen me dhjetëra biznese, e ndërkohë që 100 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në 4 vitet e fundit.



?Çfarë është kjo gjendje, çfarë është ky vend ku nga çiftet e reja e deri tek pensionistët, i ka kapluar i njëjti mjerim ekonomik?! Problemi vjen nga ata që kemi në krye, nga një aleancë hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre. Shqiptarët bëjnë përpara në Europë, sepse në asnjë vend të Europës nuk ka një kryeministër sharlatan dhe të lidhur me kriminelët siç është Edi Rama dhe banda e tij në pushtet?



Lulzim Basha u shpreh se protesta e 27 janarit organizohet për të mos pranuar këtë qeveri.





?As nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Prekin, shohin, ndjejnë që populli është në mjerim, por nuk ua ndjen për popullin. Nuk kanë asnjë ndjeshmëri, as për Jakun dhe zonjën e tij, që nuk kanë me se ta mbajnë frymën gjallë dhe prapë do të jenë në errësirë. Ndaj shpresa e vetme është t?i themi STOP emigrimit, t?i themi STOP dëshpërimit. Të bashkohemi më 27 janar për të marrë fatin tonë në duart tona?



Thirrje për t?i bashkuar protestës së opozitës ka bërë edhe kryetarja e LSI-së në takimin me degën e kësaj partie në Elbasan.



Drejtuesit e partive të opozitës kanë theksuar se protesta e 27 janarit do të jetë paqësore.