Report TV - Dosjet e vjetra Shqipëri–Greqi,nis takimi Bushati-Kotzias në Korçë

2018-05-10 0

Çështjet e vjetra që janë pazgjidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë vendosën përballë sot në Korçë ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias. E ndërsa pjesa e parë e negociatave mes dy ministrave u zhvillua në Kretë pak muaj më parë, në takimin e dytë në Korçë që nisi sot në 15:00 do të vendoset përfundimisht për dosjet e vjetra.
Ministri grek dhe delegacioni që e shoqëronte janë pritur në masa të rrepta sigurie në qytetin e Korçës nga përfaqësuesit shqiptarë. Ligji i luftës, varrezat, çështja çame, kufiri detar, por edhe dosje të tjera të pazgjidhura mes dy vendeve janë në tryezën e negociatave.

Ministrat do të diskutojnë kokë më kokë, ndërsa grupet e punës vetëm në të njëjtin ambient. Nga negociatat e para në Kretë kishte progres në cështjen e Ligjit të luftës për të cilin edhe ministri grek pranoi se duhet hequr se është një budallallëk, ndërsa afër zgjidhjes u raportua se ishte edhe dosja e kufirit detar, por asgjë nuk është e konfirmuar nga palët. Qyteti i Korçës do të jetë i blinduar në tre ditët në vazhdim deri në përfundim të axhendës mes dy ministrave.