Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre muaj më parë Nikos Kotzias e priti në mes të detit në Kretë, si për të treguar se marrëveshja e detit mbetet e pazgjidhur mes dy vendeve, ndërsa Ditmir Bushati e priti me lule në Korcë.
Prej orës 15: 00 të kërsaj të premteje (19 Janar 2018) e për tre ditët në vijim dy ministrat e jashtëm janë ballë për ballë në kërkim të zgjidhjeve përfundimtare për ligjin e luftës, çështjen came dhe të tjera të nxehta
Pas murit të lartë rrethues të hotelit nuk lejohet të deportojë askush, por burime të besueshme kanë bërë të ditur se formati i besimeve do të jetë i ngjashmë me atë të Kretës.
Pronat e kishës ortodokse mësohet se është dosja e parë e hapur në tryezën e ministrave dhe stafeve , teksa të shtunën nis diskutimi për cështjen çame dhe minoritetet.
Kufiri detar, është dosja që ka zhvillime pozivive, pasi mediat greke kanë raportuar se kryeministrit Tsipras ka vënë prillin si afat për një marrëveshje mes dy shteteve.
Mesazhet e paqes janë lëshuar prej kohësh, ndërsa Qeveria shqiptare ka ndërmarrë edhe hapa konkrete sic është miratimi I varrezave në Dropull.
Palët duket se vendosen përballë të përgatitur mirë, e të izolohen në kërkim të tymit të bardhë
Bisedimet do zgjasin për tre ditë, dhe po mbahen në një hotel të vogël privat në qytetin juglindor, i vënë plotësisht në dispozicion të delegacioneve zyrtare të Tiranës e Athinës.
Ky raund i ri, pason takimin e ngjashëm në ishullin grek nga 10 deri më 12 nëntori I vitit të kaluar, ku edhe pse nuk pati rezultate konkrete palët shfaqën optimizëm dhe theksuan rëndësinë e dialogut.
Pas takimit të së premtes që zgjati 5 orë dy ministrat si dhe delegacionet përkatëse zhvilluan një vizitë në pazarin e vjetër të Korçës
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-dhe-kotzias-nisin-takimin-3-ditor-ne-korce-bisedimet-ne-nje-hotel-te-vogel