Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Para pak kohësh ajo u bë objekt memesh në rrjetet sociale për mosnjohjen e shkrimtarit Charles Bukowski. Madje një pjesë e histerikëve që shpërthyen ndaj saj e lexuan si "karma" të një deklaratë të mëhershme të këngëtares se meshkujt shqiptarë janë të pakulturuar, nuk dinë të flasin për libra dhe poezi.
E ftuar në BOOM, Ronela Hajati, thotë se nuk është ndonjë mëkat i madh të mos kesh lexuar veprat e shkrimtarit.
Hajati: Mua më erdhi një çike për të qeshur se ne e kemi këtë gjë, një gjë të gjejmë dhe hajt.. U revoltuan aq shumë të gjithë, këta janë rritur të gjithë me Bukowski, u habita se mu hodhën me një lloj vrazhdësie që një njeri që është aq i lexuar sa këta të indinjuarit nuk mund të përgjigjet me atë lloj fjalori. Nga Bukowski nuk kam lexuar asgjë, kam dëgjuar nga mami im se e kam zyshë letërsie dhe ajo ka lexuar çdo lloj libri ekzistent. Nuk më ka tërhequr, më pëlqejnë më shumë librat misterioz, me aventura, nuk më ka tërhequr, nuk e kam lexuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ronela-hajati-bukowskin-shkrimtar-pervers-do-pres-sa-plot-do-jete-jeta-ime-kur-ta-lexoj