Ora News - Kush ikën dhe kush vjen? Drejtuesit e artit pas mandatit të dytë qeverisës

2018-05-10 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Galerisë Kombëtare të Arteve sapo është ndërruar. Vendin e Artan Shabanit e zë Erzen Shkololli nga Kosova, i cili vjen në këtë detyrë me konkursin që shpalli Ministria e Kulturës dy muaj më parë.

Shkololli, kurator i pavarur ishte në garë me tre kandidatë artistë. Pas vendimit të qeverisë ai është shprehur se vizioni i tij për 4 vitet e ardhshëm është shndërrimi i Galerisë Kombëtare në ?qendër graviteti si për prurjet bashkëkohore në art ashtu edhe për talentin vendor që viteve të fundit ka qene përfaqësuesi më i mirë dhe më i denjë i vlerave kombëtare?.

Një vizion i tillë ambicioz nuk mund të vihet në jetë pa mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së Kulturës, diçka që i ka munguar Galerisë Kombëtare në 4 vitet e shkuara. Do duhej një shtim i buxhetit për projektet e artit dhe një fond i veçantë për rikonstruksionin e objektit.

Artistë dhe kuratorë vendas kanë shprehur skepticizmin e tyre për zgjedhjen e Shkolollit.

Gentian Shkurti, artisti i pavarur: Mund të ndodhi ajo që më shumë se sa promovimi i artit shqiptar, do ndodhi promovimi i vendit të vet",

Alban Ajdinaj, studiues: "Nuk e shoh Shkolollin si një zgjedhje të mirë"

Mbetet për t'u parë sfida e artistin nga Kosova në një administratë të Shqipërisë si përvoja e parë e kësaj natyre.

Mandat i dytë i qeverisë socialiste shënon fundin e punës për disa drejtues të tjerë të artit e kulturës dhe zgjedhjen e të rinjve.

Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental janë në prag të këtij procesi që bazohet në ligjin ?Për Artin dhe Kulturën? i ndryshuar në mandatin e parë të Mirela Kumbaros, ministre Kulture.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drejtuesit-e-artit-pas-mandatit-te-dyte-qeverises