Ora News - Ministrat Kotzias dhe Bushati vizitojnë pazarin e vjetër të Korçës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditmir Bushati e Nikos Kotzias nisën në Korçë takimin tre ditor në kërkim të zgjidhjes përfundimtare për çështjet e hapura mes dy vendeve. Bisedimet e nisura prej orës 15:00 që pritet të zgjasin për tre ditë, deri më date 21 janar po mbahen në një hotel të vogël privat në qytetin juglindor, i vënë plotësisht në dispozicion të delegacioneve zyrtare të Tiranës e Athinës.

Pas murit të lartë rrethues të hotelit nuk lejohet të deportojë askush, por burime të besueshme kanë bërë të ditur se formati i besimeve do të jetë i ngjashme me atë të Kretës. Dy ministrat kokë me kokë dhe delegacionet ballë për ballë.

Marrëveshja detaje, çështja e ligjit të luftës, ajo e pronave që për ne lidhet cështjen çame, që për Athinën nuk ekziston dhe varrezat e ushtarëve greke do të jenë në dosjet para dy ministrave dhe delegacioneve teknike.

Ndërkaq, prej orës 15:00 në qytetin e Korçës është duke u zhvilluar takimi dy palësh Shqipëri Greqi I dyti pas atij në Kretë me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe dhënien fund të çështjeve problematike midis dy vendeve. ORA NEWS zbulon disa nga temat kyce qe janë diskutuar brenda ne hoteli . Nga burime brenda takimit kemi mundur të sigurojmë një pjesë të axhendës së këtyre bisedimeve të kryesohen nga Bushati dhe Kotzias. Dita e parë e bisedimeve të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual.

Gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-dhe-kotzias-nisin-takimin-3-ditor-ne-korce-bisedimet-ne-nje-hotel-te-vogel

Free Traffic Exchange