Rreziku nga krimi, Shqiperia del nga zona e kuqe

2018-05-10 0

Vendi ynë ka dalë tashmë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit. Sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë, i cili ka bërë klasifikimin për 2018, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria klasifikohet si vend i ekspozuar ndaj krimit me Index 39.47, ndërsa Indeksi i Sigurisë llogaritet në 60.53. Tirana, sipas përllogaritjeve konsiderohet me nivele krimi të ulëta.

Ajo renditet në vendin e 211 nga 327 qytete të marra në studim. Referuar renditjes së Numbeo-s, vendi ynë paraqet një situatë më pak shqetësuese të krimit këtë vit, në krahasim me shtetet fqinje. Në Sarajevë indeksi përllogaritet 46.75, në Shkup është 45.65, ndërsa në Serbi indeksi i krimit është më i ulët se tek ne, përkatësisht 36.95.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit renditet Hondurasi, duke lënë në vend të dytë Venezuelën, e cila ka qenë kryesuese për shumë vite. Në Honduras, indeksi i krimit përllogaritet 85.18, ndërsa ai i sigurisë veçse 14.82. Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara arabe është vendi me indeksin më të ulët të krimit, me 13.63. Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si vendi i 54 për nga kriminaliteti, ndërsa vendin e parë e mban Marseja, Franca, me indeksin 64.35. Më e ?paqta? në Europë duket se është Zvicra, me indeksin e krimit 16.01, ndërsa atë të paqes 83.99.

Tv Klan

Free Traffic Exchange