http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me incidentin e radhës që ka trazuar qetësinë në qytetin historik të Manastirit. Mbishkrimi ?Vdekje për shqiptarët? është pare te enjten në qytet, pak ditë pasi kuvendi I Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhën shqipe.
Në reagimin e MEPJ thuhet:
?Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.
MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.?
Edhe në vitin 2016, në ditën e flamurit, në Manastir u shfaqën mbishkrimet antishqiptare. ?Vdekje për shqiptarët? dhe ?Stop shqiptarizimit të Maqedonisë?. Nderkohe ku u mbajt kongresi I alfabetit te gjuhes shqipe eshte demtuar disa here por per te gjithe keto incidente nuk ka patur persona te proceduar.