http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e parë e nënkomisionit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillin të Lartë Gjyqësor e atë të Prokurorisë tregoi se procesi do të jetë larg konsensusit politik.
Mazhoranca dhe opozita kanë shkëmbyer akuza mbi ligjshmërinë e procesit. Oerd Bylykbashi ritheksoi se mazhoranca po tenton të kapë institucionet, në shkelje të Kushtetutës.
Pretendim i cili jo vetëm nuk u pranua nga shumcia socialiste, por u konsideruar si dashakeq.
Pas debateve, u vendos që mbledhja ku do hartohet lista e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së që do t?i dërgohet për votim seancës plenare do të jetë e hëna e ardhshme.
Më herët, Këshilli i Legjislacionit ka shtyrë për datë 29 janar shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar një sërë nenesh, pjesë e ligjit për Këshillin e Lartë Gjyqësor e ai i Prokurorisë. Këshilli do të diskutojë të gjitha vendimet që Kushtetuesja ka marrë në raport me reformën në sistemin e drejtësisë, që nga viti 2016.