Report TV - Ruçi, 3 herë mat; hiqen nga rendi i ditës ndryshimet e rregullores

2018-05-10 0

Shtyhet me dy javë shqyrtimi i kërkesës së Partisë Socialiste për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit dhe nenin specifik që shtrëngon rregullat e arrestimit të deputetëve. Gjatë drejtimit të punës së Këshillit të Mandateve, Gramzo Ruçi u kap tre herë në shkelje nga opozita, dhe të tri herët u detyrua të tërhiqej.
Mazhoranca socialiste pranoi vërejtjet e opozitës në Këshillin e Rregullores e Mandateve dhe u tërhoq nga propozimi për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Vendimi u mor nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci pas kërkesës së opozitës se drafti ishte futur në rend dite pa u mbushur dy javë nga depozitimi i tij, siç parashikon rregullorja e Kuvendit.

?Unë e konsideroj të drjetë se ne jemi këshilli i rregullores që atë që thotë, në qoftë se opozita e ka këtë pretendim, jam dakord të hiqet nga rendi i ditës, të plotësohen dy javë, nuk ka asnjë nxitim. Sigurisht jemi vonë, por deri sa kemi vonuar dy vjet s?ka asnjë të keqe të rrimë edhe dy javë?, deklaron Ruçi.