Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka folur sot në ?Rreze Dielli?, në Report Tv, për një temë tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Deputetja u shkëput për pak minuta nga politika dhe dha disa këshilla shumë të forta për mënyrën si duhen ushqyer fëmijët.
Pas një studimi të kryer në dy bashkitë, Tiranë dhe Kamëz, deputetja tha se vendi ynë ndodhet në një varfëri të tejskajshme, që nuk e kishte parë më parë. Ajo tha se kequshqyerja te fëmijët ndikon direkt në shëndetin fizik dhe mendor të tyre, duke iu bërë thirrje prindërve që t?i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi.
Nga studio e Report Tv, Pampuri premtoi se do ta thërrasë në një seancë dëgjimore ministren e Shëndetësisë për të ndërmarrë hapat paraprakë për ndërtimin e një strategjie mbi këtë problematikë.