Ora News - Bizneset që shfrytëzojnë puse uji duhet të regjistrohen, në të kundërt gjoba

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma e ujit do të prekë dhe biznese që shfrytëzojnë burimet nëntokësore. Në Kuvend, Këshilli i Minstrave ka paraqitur projektligjin i cili detyron kompanitë të vetëdeklarohen dhe më pas të nisë procedura e faturimit të sasisë që do të shpenzohet.

Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, investitorët që do të shfrytëzojnë puse duhet të regjistrohen. E në rast se ky afat nuk do të respektohet, do të duhet të paguajnë gjoba që shkojë nga 500 mijë deri në 2 mln lekë.

Përsa i përket propozimit për vendosjen e matësave apo forma të tjera të pagesës, do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë aktet nënligjore.

Politikat për menaxhimin e integruar të burimeve ujore do të jenë në kompetencë të plotë të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, institucion ky që sipas draftit të paraqitur në parlament, do të pësojë ndryshime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bizneset-qe-shfrytezojne-puse-uji-duhet-te-regjistrohen-ne-te-kundert-gjoba

Free Traffic Exchange