Tritoli në makinë, shkak konflikti për pronësinë, Gjeci i kërkoi 20 mijë euro biznesmenit

2018-05-10 4

Report Tv ka zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e Klajdi Gjecit, i cili u arrestua për vendosjen e eksplozivit në makinën e Ndue Rajtës.
Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një konflikt mes Rajtës dhe të atit të Gjecit i cili ka në pronësi disa magazina.

Rajta më herët ka punuar në këto magazina, ndërkohë që konflikti mes tyre ka nisur pasi në magazina mungonin mallra me një vlerë të madhe monetare.

Klajdi Gjeci i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje por ai nuk ka pranuar duke mohuar të ketë lidhje me humbjen.

Vete Klajdi Gjeci nuk ka dhënë asnjë dëshmi para uniformave blu dhe ka mohuar të jetë autor i vendosjes së eksplozivit në makinën e Ndue Rajtës. Klajdi Gjeci njohet edhe si mik i Emiljano Shullazit.

Free Traffic Exchange