http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha u beri thirrje qytetareve te dalin masivisht ne protestën e 27 janarit per t?i dhëne fund qeverisjes se bandave. Kryedemokrati tha nga Berati se Edi Rama braktisi detyrimet ndaj shqiptareve per shkak te aleancës se tij me krimin.
?Ne shkojmë atje më një objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë. Le t?i themi rinisë së Beratit në radhë të parë dhe çdo qytetari e çdo qytetareje të Beratit, se largimi nuk është alternativë, se alternativa e vetme dhe hapësira e vetme është hapësira e lirisë për t?u shprehur dhe për t?u dëgjuar më 27 janar.?
Basha akuzoi kryeministrin se paratë qe duhet te investoheshin për shëndetësinë dhe arsimin i përdori, por për t?u pasuruar vete dhe klientët e qeverise.
?Nuk gjeti kurajon t?i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s?ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; ?Dilni në asistencë sociale?. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë.??140 milionë, 90 do t?ua japë 3 vetave, 50 ia ka dhënë Besos dhe do ta ndajë ai me Beson. Edi Rama, 3 oligarkë dhe Beso. 5 veta, 140 milionë Euro.?
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu vendosmërinë e opozitës per t?i shkuar deri ne fund objektivit per te larguar nga pushtetarët e korruptuar dhe per t?i vene ata përpara drejtësisë.