Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shpëtim Hala e kishte vetë-propozuar kandidatutën e tij për president të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe më parë, por gjithsesi prodhoi befasi kur kjo kandidaturë u zyrtarizua pasi klubi i Delvinës vendosi ta propozonte duke e futur në garë me dy superfuqi si Duka e Fino.
Shpëtim Hala: ?Preferova që të pranoj propozimin e ekipit të Delvinës, në kontaktet që kam pasur me përfaqësuesin e këtij ekipi. Sepse unë kandidoj për presidentin të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo për president të një qarku të caktuar. E mirëprita propozimin e ekipit të Delvinës dhe jam në garë për president i FSHF-së.?
Në lidhje me garën kundrejt dy kandidatëve të tjerë Hala u shpreh se duhet që klubet të votojnë paltformën dhe të mos ketë një votim politik, teksa shtoi se ky organizëm ka nevojë për një rrokadë.
Shpëtim Hala: ?Mendoj se kam një platformë të qartë për të drejtuar Federatën Shqiptare të Futbollit sepse vij nga bota e sportit. Kam ekperiencë si albitër në një shtet si Itala, që ka zhvilluar shumë futbollin. Dy kandidatët e tjerë janë të fortë mediatikisht.
Njëri vjen nga politika ndërsa tjetri ka një eksperiencë të gjatë në drejtimine Federatës Shqiptare të Futbollit ku normalisht ka bërë edhe evolucionin e futbollit. Është koha që të ketë një rrokadë që të jetë një njeri i sportit në drejtimin e Federatës.
Mendoj se duhet votuar platforma dhe njeriu dhe nuk duhet votuar politikisht.?
Zgjedhjet që do të përcaktojnë edhe presidentin e Federatës Shqiptare për 4 vitet e ardhshme do të mbahen me datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shpetim-hala-shpall-kandidaturen-president-i-fshf