Kaos nga stuhia në Europë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë disa vende në Europës veriore, ka shkaktuar vdekjen e 8 personave. Më e rëndë situata paraqitet në Holandë, ku është shënuar edhe numri më i madh i të vdekurve, si dhe ne Gjermani.



Në mesin e tyre janë edhe dy zjarrfikës, të cilët ndërruan jetë në përpjekje për të pastruar rrugët nga pemët e rrëzuara.



Stuhia e acarit me emrin ?Friderike?, ka sjellë erëra të fuqishme e reshje të shumta dëbore. Mediat gjermane shkruajnë se shpejtësia e erërave arrin deri në 205 km për orë, dukë shkaktuar dëme në çatitë e ndërtesave, por edhe vështirësi në qarkullimin me automjete, trena dhe linjat ajrore. Disa shërbime njoftuan pezullimin.



Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet, e sidomos udhëtimet e gjata në autostrada, pasi viktimat që kanë humbur jetën deri më tani, janë shënuar si pasojë e aksidenteve rrugore dhe rrëzimit të pemëve.



Shumë shkolla janë mbyllur, ndërsa rreth 65,000 shtëpi në Gjermani kanë mbetur pa energji elektrike.



Erërat e forta kanë goditur edhe pjesë të Britanisë së Madhe, Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut, ndërsa tashmë po i drejtohet Polonisë.