http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e liderit të serbëve te Kosovës Oliver Ivanoviç. Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se automjeti i djegur që dyshohet se u përdor gjatë atentatit, është blerë në vitin 2017 dhe që prej vitit 2009 ka qenë në Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar për ?Radion Evropa e Lirë? zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.
Zyrtari i larte i policisë ka beret e ditur se te dhënat u zbuluan fale bashkëpunimit me agjencitë partnere dhe shërbimet e huaja informative .
?Aktualisht po shqyrtohen faktet e mbledhura ne vendngjarje, pamjet e kamerave te sigurisë dhe deklarimet e dëshmitareve, tha Hoti.
Ivanoviç, lideri i iniciativës qytetarë ?Liria, Demokracia, Drejtësia?, u përcoll te enjten për në banesën e fundit në Beograd. Ai ndërroi jetë si pasojë e një atentati, teksa ishte duke shkuar në selinë e partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Vrasja e Ivanovic ka vene ne pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë ? Serbi dhe vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ne Bruksel.