TIRANE-Pas tentativës dhe kërcënimit se nëse nuk do të takonte Arta Markun do të vetëflijohej, kryeprokurorja ka pritur në një takim një çift nga Fushë Kruja. Besim dhe Zene Masha kanë takuar Kryeprokuroren për të kërkuar drejtësi për djalin, që sipas tyre mbahet padrejtësisht në burg, pa asnjë provë.
?Nuk e dua jetën më, pa djalin, dua të takoj Arta Markun ose nuk e dua më jetën. Ai po mbahet padrejtësisht në burg. Fillimisht u tha se nuk ka prova, por po e mbajnë në burg? shprehet Besim Masha, babai i djalit.
Ata qëndruan për disa minuta të ulur pranë dhe fillimisht nuk u lejuan që të futen, por pas njohjes me kërkesën për ta takuar, Arta Marku ka pranuar që të presë çiftin nga Fushë Kruja për t?u njohur me problemin e tyre.