Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vitin e ri akademik në auditoret e Fakulteteve që ofrojnë programe mësuesie do të ulen vetëm studentët me mesatare të lartë.
Ministria e Arsimit e pakënaqur me nivelin e mësimdhënies por edhe me cilësinë e arsimtarëve ka vendosur reformimin e këtyre institucioneve.
Sipas zëvendës/ministrit të MAS, Ervin Demo, reforma do të prekë edhe kurrikulat.
Demo: Pavarësisht se numri i studentëve të cilët regjistrohen në programet e mësuesisë është më i vogël se numri i kuotave të shpallura nga institucionet e arsimit të lartë përsëri është një numër më i madh sesa nevojat që ka sistemi për mësues të rinj. Ne jemi duke marrë në bashkëpunim me të gjitha Universitetet të cilat ofrojnë degë mësuesie një reformë kurrikulare sa i përket një përputhshmërie që duhet të ketë kjo lloj kurrikule sidomos për veçantinë që ajo ka në sistem që ne të kemi një formim uniformë të paktën të një standarti minimal.
Zëvendës/ministri i Arsimit thotë se për të përthithur studentët më të mirë do të ulen tarifat e studimit në këto programe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-mesuesit