Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në portin e Vlorës, ku që prej mbrëmjes së djeshme janë shënuar vonesa në mbërritjen e trageteve për shkak edhe të dallgëve të mëdha në det. Si pasojë e kësaj situate një person ka humbur jetën në zonën e Karaburunit, në vaskat e peshkut që ndodhen në Shën Vasil.
Policia e Vlorës dyshon se viktima është 53 vjeçari A. Gjergji, i cili bëhet me dije se ka qenë roje në këto vaska. Në det të hapur po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij. Vonesa tragetesh dhe një jetë e humbur nuk janë bilanci i vetëm i motit të keq në Vlorë.