Komisioni i Ligjeve ngre nënkomisioninin ad hoc për KLGJ dhe KLP

2018-05-10 0

Komisioni i Ligjeve ka miratuar komisionin ad hoc për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. N/ komisioni do të përbëhet nga 3 anëtarë nga shumica dhe 2 nga opozita. Emrat e PS për komisionin; Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Bushka. Nga PD Oerd Bylykbashi dhe nga LSI, Nasip Naço. Në komision nuk munguan debatet dhe batutat, por në fund n/ komisioni u miratua nga të dy palët. Opozita përmes deputetit Halimi deklaroi se do të marrë pjesë në komision, pasi bojkoti do t?i jepte sipas tij, mundësi shumicës për t?i kapur.
?Bojkoti i këtyre proceseve do i japë maxhorancës mundësinë për kapjen e drejtësisë. Me qëndrimin e PD për të marr pjesë në procesin e ngritjes se organeve të reja të drejtësisë ne i bëjmë një shërbim të madh vendit? tha deputeti demokrat. Ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Manja uroi që opozita të ruajë një rol konstruktiv. ?Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi?.