Rudina/ Alban Ramosaj tregon si u be pjese e modelingut (18.01.2018)

2018-05-10 0

Ai është ndër personazhet publikë që krahas muzikës ka marrë vëmendje dhe është komentuar edhe për pamjen e jashtmë. Alban Ramosaj me imazhin që reflekton është shndërruar në një prej artistëve më të pëlqyer edhe në fushën e modelingut tashmë.
Këngëtari ishte i ftuar sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku tregoi se si nisi kjo eksperiencë.
?Unë me Endritin kemi shumë miqësi shumë të ngushtë. Kur ai kishte punë në Turqi për një kompani turke, unë shkova që ta ndihmoja, por të them të drejtën edhe kisha qejf të udhëtoja. U mblodhën të gjithë modëlët, çuna dhe goca dhe po bëheshin gatise kishin setin dhe unë po rrija. Aty vjen ajo e madhja e ?Tarik Ediz? dhe më thotë: Po ti ç?bën, pse sje gati?
Jo i thash, unë sjam model, ajo u kthye nga Endri duke i thënë: Kemi nevojë për të. E gjitha filloi kështu. Dhe unë fillova të vrapoj që të bëhesha gati. Kur dolën fotot pati goxha sukses. Më pas erdhi puna e ?Dolce&Gabbana? ishte projekt shumë emocionues. Endrit dërgoi paraprakisht foto dhe më tha që jam aprovuar. Nuk e kam menduar kurrë që do bëja gjëra të tilla?, tha

Free Traffic Exchange