Report TV - Nis mjekimi i 17-vjeçares me kancer pas apelit të Report TV

2018-05-10 9

Ministria e Shëndetësisë ka nisur procedurat për një trajtim më të specializuar jashtë Shqipërisë, në Turqi për 17-vjeçaren, Lindita Patokun të diagnostikuar me tumor. Falë reagimit të Ministrisë së Shëndetësisë, familja Patoku është optimiste dhe mirënjohëse për ndihmën.
Report Tv ka ndjekur hap pas hapi rastin e të resë, nënë e një foshnje 4 muajshe, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke e shoqëruar së pari tek Onkologjiku në QSUT për të marrë dokumentin që përshkruan ecurinë e sëmundjes dhe më pas në takimin me punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe Lindita, ka një falenderim për të gjithë ata që ndihmuan, duke e qetësuar dhe lehtësuar nga një prej shqetësimeve. Tani mbetet të presim zhvillimin e mëtejshëm të procedurave të këtij rasti.