Report TV - Arrestohet autori i dyshuar për eksplozivin që ju vendos makinës te liqeni i Thatë

2018-05-10 0

TIRANE-Policia identifikuar dhe arrestuan personin që i vendosi eksploziv makinës së një biznesmeni në datë 30 nëntor te Liqeni i Thatë në kryeqytet. Sipas policisë autori është Klajdi Gjeçi 31 vjeç. Ai i vendosi eksplozivin makinës në pronësi të Ndok Rajta 42-vjeç, administrator i një firme e inertesh.
Makina "Passat" me targa AA 946 EF, në pronësi të biznesmenit u hodh në erë pasi iu vendos rreth 300 gr C4, pranë zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë. Biznesmeni deklaroi asokohe se automjeti "Passat" përdorej edhe nga punonjësit e firmës.

Burime nga Policia e Tiranës pohojnë për Report Tv se ka dyshime se ka një lidhje mes grupit kriminal të Emiljano Shullazit me personin e arrestuar sot për tritolin që iu vendos biznesmenit në nëntor të 2017. Sipas policisë, Klajdi Gjeçi më parë Gjeçi ka qenë i dënuar për ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.

Free Traffic Exchange