Rusia, akuza Rames per ligjin e gjuhes shqipe ne Maqedoni

2018-05-10 0

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rolin e Partisë Socialiste në miratimin e ligjit që e bën gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë, kanë shkaktuar një reagim të fortë të qeverisë ruse. Ministria e Jashtme Ruse thotë se veprimet e qeverisë së Tiranës janë vazhdimësi e platformës së saj dhe i shërbejnë ambicies së 'Shqipërisë së Madhe'.

Ç?ka, sipas Moskës, rrezikon territorin e disa vendeve në rajon. Dhe në mënyrë të veçante, thuhet në deklaratën që përmend edhe ndihmën e qeverisë së Partisë Socialiste për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ligji maqedonas i gjuhës, do të provokonte përplasje etnike në Ballkan.

"Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e zotit Rama për të vazhduar promovimin e Platformës famëkeqe të Tiranës, për të cilën ai kontribuoi në hartim. Zbatimi i këtij dokumenti do të shkatërronte themelet kushtetuese të shtetit maqedonas dhe kornizën e Marrëveshjes së Ohrit, duke provokuar përplasje të reja etnike në Ballkan.

Këto zhvillime të reja janë në përputhje të plotë me ambiciet e përhapura gjerësisht për Shqipërinë e Madhe, që rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve të rajonit. Ne i japim rëndësi çështjes së gjuhëve dhe besojmë se vendime të tilla duhet të merren vetëm mbi bazën e marrëveshjeve mes të gjitha degëve të pushtetit në çdo vend dhe me një konsensus të gjerë në shoqërinë e tij".

Siç duket në deklaratë, reagimi i Rusisë në thelb të saj ka miratimin e ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë. Qëndrim ky që vjen vetëm pak orë pas presidenti maqedonas, Ivanov, refuzoi ta dekretonte ligjin. Shumica në pushtet në vendin fqinj e ka bërë të qartë se do ta rrëzojë dekretin e presidentit. Ndërsa Tirana zyrtare nuk e ka mohuar kontributin e saj në bashkimin e faktorit shqiptar dhe daljen e tij me një qëndrim të përbashkët përsa i përket respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Vetë Kryeministri e quajti miratimin e ligjit një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë.

Free Traffic Exchange