Ora News - Basha: Aksioni opozitar për ti dhënë vendit një qeveri nga zgjedhjet e lira

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Elbasan se aksioni opozitar që nis më 27 janar me protestën nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t?i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që punon dhe jep llogari para qytetarëve.

Basha: Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protestë. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona.

Basha tha se pasoja më tronditëse e aleancës së Edi Ramës me Krimin është emigrimi i më shumë së 100 mijë të rinjve gjatë qeverisjes së tij.

Basha u shpreh se duke patur prioritet pasurimin e krimit dhe disa klientëve, që i përdor për të mbajtur pushtetin, Edi Rama ka vrarë shpresën e rinisë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-aksioni-opozitar-ti-dhene-vendit-nje-qeveri-nga-zgjedhjet-e-lira