Mungesa e investimeve ka bërë që godina e qendrës shëndetësore në fshatin Akërni në Vlorë të shkojë drejt degradimit. Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlore pretendon se qendra nuk është funksionale, por nga vëzhgimi i Report tv konstatohet se ajo ofron shërbime. Banorët evidentojnë se mungojnë edhe medikamentet.
Kjo godinë e rrënuar për shkak të mungesës së kujdesit dhe investimeve është qendra shëndetësore e fshatit Akërni në Vlorë.
Lagështira ka bërë që suvaja të bjerë, ndërsa mungesa e kushteve higjeno-santinare është një problem i vjetër.
E njëjta panorame si në pamjen e jashtme paraqitet edhe në ambientet e brendshme të qendrës shëndetësore, ku kushtet lënë për të dëshiruar.
Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik në Vlorë, Myzafer Islamaj u shpreh për Report tv se kjo qendër nuk është funksionale pikërisht për shkak të kushteve.
?Deri më sot kemi bllokuar tre njësi, njëra është ambulanca e fshatit Akërni, ku për shkak të përmbytjeve është pezulluar aktiviteti dhe i është dhënë e drejta të gjejë një ambient të ri?, shprehet Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik në Vlorë, Myzafer Islamaj.
Por mesa duket zoti Islamaj nuk është i informuar se qendra pavarësisht mungesës së kushteve ofron shërbim mjekësor për banorët e zonës.