Balla: Projektvendimi ka qëllim të sjellë rregulloren e Kuvendit në të njëjtën linjë me Kushtetutën

2018-05-10 0

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla sqaron propozimin e partisë së tij për ndryshime në rregulloren e Kuvendit, ku për herë të parë specifikohet se prokuroria duhet të sjellë prova në këshillin e mandateve kur kërkon autorizim për arrestimin e një deputeti.

Balla deklaroi se për projektvendimin PS është bazuar dhe detyruar nga Kodi i Procedurës Penale. Ai shtoi se projektvendimi ka për qëllim që të sjellë rregulloren e Kuvendit në të njëjtën linjë me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë ndryshim tjetër.
?Sot do të sqaroj gjithçka, me vjen keq që Basha nuk di të bëjë ndryshimin mes rregullores dhe ligjit. Janë sjellë ndryshimet Kushtetuese të 2013 dhe të 2016, por në Kodin e Procedurës Penale dhe sikurse pjesa më e madhe e dinë edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.