Greqi, ekzekutohet “baroni i burgjeve” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetuesit greke nuk kane mundur te gjejnë ende autoret e vrasjes se Vasilis Stefanakos, nje emër mjaft i njohur për drejtësinë e vendit fqinj. Ai ishte liruar nga burgu para një viti e gjysmë.



Persona të panjohur e ekzekutuan me 15 plumba pranë shtëpisë se tij. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve,Stefanaksi ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave. Vrasësit e kishin organizuar dhe planifikuar shumë mirë atentatin dhe gjetën momentin e përshtatshëm për të vepruar.



Sipas policisë, motivet mbeten të paqarta. Ne pamjet e kamerave te sigurisë shihen autorët e vrasjes qe largohen me një motoçikletë të bardhë, e cila rezultonte e vjedhur në dhjetorin e shkuar. Policia dyshon se dy personat në motoçikletë janë të huaj. Hetuesit sekuestruan ne vendin e ngjarjes 26 gëzhoja.



Dyshohet se përveç dy ekzekutoreve ne atentat morën pjese edhe persona te tjerë qe ndiqnin lëvizjet. Stefanakos udhëtonte gjithmonë me makine e te blinduar. Ai ishte dënuar me 21 vjet e tre muaj burgim si porositës për vrasjen e bërë më 26 gusht 2006 nga Alket Rizai në një kafene në Peristeri. Stefanakos ishte gjithashtu organizatori i arratisjes spektakolare me helikopter të Alket Rizai dhe Vasilis Palaiokostas nga burgu i Koridalosë.



Në dhjetor te vitit 2006 u dënua me 14.5 vjet burg për kontrabandë. Gjatë qëndrimit ne qeli bashkëpunoi edhe me anëtarët e organizatës terroriste ?Komplotit të zjarrit?.