Arbër Çepani është pjesë e atyre të rinjve që të jep shpresë dhe të motivon për të arritur sukses. Ai është nga ata shembuj që ushqim të përditshëm ka energjinë pozitive dhe dashurinë dhe pasionin për çdo sipërmarrje të tij. Si i tillë ai është shumë i angazhuar dhe ka shumë gjëra që i bën njëherësh. Dita e tij nis shumë herët me emisionin që drejton në TVSH dhe vijon më pas me sipërmarrjen e tij që e kanisur prej kohësh.
Në një intervistë për emisionin ?Kush vjen për drekë? me gazetaren Ermira Mrruku, Çepani tha se nuk ka vend për tu ankuar për kohën pasi me pak energji mund të bëhen gjëra të mëdha.
?Në fakt sa herë ankohem që s?kam kohë më vjen në mendje Leonardo Davinçi, Njutoni apo edhe Ajnshtajn dhe nuk ka vend për tu ankuar. Koha është e mjaftueshme për të bërë gjëra të mëdha, thjeshtë duhet pak energji?, tha Çepani.